Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk është shprehur kundër partive të reja që po krijohen tashmë 5 muaj para zgjedhjeve në rast se ato janë kundër partisë qeverisëse që ka uzurpuar shtetin.

Kryemadhi theksoi se është pro çdo iniciative që sjell risi dhe njerëz të rinj në politikë si dhe ka politika të qarta kundër qeverisjes së sotme.

Në rast se partitë e reja synojnë përçarjen e opozitës, Kryemadhi garanton se nuk do t’ia dalin madje përkundrazi do i marrin votat PS-së.

Po ashtu ajo ka konfirmuar se LSI-së po i bashkohen socialistë që janë të zhgënjyer në PS nga sekti i Rilindjes.

 

Përçarje e opozitës nga partitë e reja?

Nuk e mendoj fare sepse sot çdo strukturë politike, iniciativë që sjell risi dhe njerëzit të rinj në politikë, që ka politikë të qarta kundër këtij sekti uzurpues nuk krijon asnjë lloj efekti apo dëmtimi opozitës, ja rrit kredibilitetin dhe forcën e angazhimit apo asaj shtrese që ndihet e papërfaqësuar.

Nëse forcat e reja politike do të jenë si mekanizma për të përçarë politikisht opozitën, atëhere të jeni të qartë se shqiptarët janë më të zgjuar. Do ia marrin votat mazhorancës dhe nuk do krijojë tjetër gjë.

E para ajo që dua të theksoj është e vërtetë se shumë socialistë po i bashkohen LSI. Është natyrale për shkak të asaj që përfaqëson LSI. Këtu nuk është më sot vetëm çështje ideologjish në qeverisje, këtu është çështje mbijetese përsa i përket Shqipërisë përbalë kësaj situate varfërie dhe përballë kësaj situate kaosi. Këtu nuk ka të bëjë po themi për sa i përket qeveri e djathtë apo e majtë, por të shohim politikat që po bën sot rilindja janë politikat më të djathta ekstreme që ka patur ndonjëherë në Shqipëri jo vetëm në periudhën e tranzicionit por kam përshtypjen edhe shumë vite më përpara edhe po të jetë akoma në momntet kur ishim akoma në feudalizëm, pra ata që mund ta quajmë para 70-80 viteve.  Sot politikat e konçensionit të rilindjes janë eksterem të djathtë, janë politika të cilat nuk kanë të bëjnë fare me atë çfarë përfaqëson dhe për çafrë aderojnë socialistët në PS. Sigurisht që ka prurje jashtëzakonisht të mëdha nga Partia Socialiste, janë prurje të cilat vijnë si rezultat i asaj që ka akoma shumë rëndësi që socialistët ndihen të lirë në LSI, ndihen vetvetja tek LSI, jo vetëm sa i përket politikave sepse vetë LSI duke qenë parti e të rinjve dhe të rejave është parti e majtë dhe duke shërbyer për të rinjtë dhe për të rejat duke ju krijuar mundësinë, hapësirat dhe shanset e barabarta një brezi të ri i cili do të dëshiroja dhe do të bëja maksimumin që të mos ishte brez i djegur por të ishte brezi që rikthen jetën në Shqipëri, nirmal që ata ndihen komodë. Veç kësaj vetë hartimi i politikave të LSI të cilat në datën 5 dhjetor ne kemi edhe Konventën Kombëtare janë politika të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, dhe impaktin e drejtëpërdrejtë tek familjet e qyetetarëve të cilat këto dhe neve do ti kemi hap pas hapi në vazhdimësi në mënyrë të tillë që të asimilohen jo vetëm nga qytetarët por të asimilohen edhe nga vetë ata të cilët do të jenë përfituesit kryesorë të poliikave dhe propozimeve që ka LSI. Ajo që unë mendoj është se opozitën e bashkuar sot nuk e kanë bashkuar ideologjitë, opozitën e bashkuar sot e ka bashkuar një qëllim i vetëm e cila ka të bëjë me çlirimin jo vetëm të ekonomisë shqiptare por me çlirimin e të gjithë shoqërisë shqiptare nga marrja peng e një grupi të vogël njerëzish të cilët e kanë kthyer atë në një grup interesash që po e shfrytëzojnë çdo ditë dhe më shumë.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb