TIRANË

Gjatë rrëfimit maratonë në  emisionin “Real Story”, në “News24”, bazuar tërësisht në dokumentet e arkivave gjermane, historiani dhe studiuesi i njohur për publikun shqiptar, Marenglen Kasmi, për herë të parë tregon duke rrëzuar “mitin” se  jo vetëm ballistët, por edhe partizanët kanë bashkëpunuar ngushtë me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai thotë se ky  ‘afeksion’, bazuar në arkivat gjermane,  ka ndodhur në Berat, ndërsa tregon edhe qëllimin e bashkëpunimit mes partizanëve dhe forcave gjermane.

Pjesë nga intervista:

Kanë pasur ndikim gjermanët në rrjedhën e Mukjes, apo thjesht e kanë ndjekur për të vëzhguar në një territor që pritej të shkelnin pas pak javësh.?

Mukja pikë së pari skicoi të gjithë politikën shqiptare ndaj Shqipërisë, sidomos në fazën e parë, sepse grupet ishin të evidentuar qartë dhe për sa i përket pjesëmarrësve në Mukje, konsulli gjerman raporton se të gjithë nga këto grupime, ne nuk mund të arrijmë  marrëveshje vetëm me elementin  komunist, por me frontin Nacional Çlirimtar ndërsa thotë se Balli Kombëtar ka dërguar lajm se nuk do të luftojë kundër gjermanëve. Këtu fokusohet dhe vendoset edhe interesi ndaj një grupimi, dhe në mënyre konstante del se me komunistët nuk bëjnë dot marrëveshje, dhe duhet të fokusohemi  tek pala tjetër. Megjithëse edhe për këtë krah, një marrëveshje lokale e arritur është ajo e e Beratit, pra ku vendoset që në muajin tetor të 1943, ku në Berat forcat partizane rrinin  në qytet përkrah forcave gjermane.

Ka pasur fillimisht edhe një marrëveshje edhe me forcat partizane?

Sepse gjermanët ishin të hapur që të bënin marrëveshje me të gjitha forcat, mjafton të kishin qetësinë e tyre.

Kjo do të thotë se komunistët shqiptarë nuk i konsideronin  si komunistë të mirëfilltë, i konsideronin si një formacion paramilitar apo ushtarak që…?

Pa interes fare. Nuk kishin interes se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë e pasluftës. Ata deshën që në këtë kohën që do jenë në Shqipëri, të synojnë qëllimet e tyre, të ruajnë jetën e ushtarëve të tyre, të përfitojnë nga ekonomia e  vendit.

Çfarë flasin këto dokumente  për marrëveshjen e Beratit, sepse kjo është shumë interesante,  ka pasur marrëveshje mes nazistëve dhe partizanëve?

Ka pasur. Madje  thuhet dhe sot për herë të parë se nuk ka dalë nga asnjë koleg tjetër. Për sa i përket marrëveshjes, ajo është pasqyruar në ditarët luftarake të divizionet 181 malor, që ishte vendosur në Jug të Shqipërisë. Partizanët, pra me Stano Janikun  përmenden gjermanët, çuditërisht në asnjërën Gjin Marku, i cili  do të dënohej me vonë  nga Enver Hoxha për këtë marrëveshje, bien dakord që mos të luftojnë kundër njëri tjetrit, pavarësisht se mbajnë armët, por mos t’i përdornin ndaj njëri tjetrit.

Bashkëjetonin në Berat bashkë?

Bashkëjetonin të paktën për një periudhën 2-3 javore, pastaj gjermanët bëhen skeptikë  ndaj këtij bashkëpunimi sepse shikojnë se interesi i partizanëve të Beratit ishte që e njëjta gjë të shtrihej në drejtim të Lushnjës, madje në drejtim të bregdetit.

Interesante, sepse kishte ndodhur ndërkohë  përleshja e Libohovës?

Interesante ishte po ashtu se në Berat funksiononte  një marrëveshje , ndërkohë që në Kuc të Vlorës luftohej.

Çfarë do të thotë kjo, që lëvizja e partizanëve ishte e paorganizuar?

 Kjo do të thotë, që sipas vlerësimit gjerman të kohës, që partizanët po mundohen të përfitojnë  nga kjo marrëveshje  lokale, të shtrihen në jug, me qëllim që nëse zbarkojnë aleatët, ata e heqin dhe e sjellin  kë si një udhëzim  të britanikëve për të mbajtur këtë qëndrim.  Të zinin territorin politikisht dhe ushtarakisht. Para të ishin  një pikëmbështetje nëse do ndodhte zbarkimi, pra bëhet diku nga mesi i tetorit,  apo dica më parë ky vlerësim dhe gjermanët marrin vendim që kjo marrëveshjje nuk mund të funksionojnë. Madje thotë se janë bërë të paturp komunistët në kërkesën e tyre, kështu m,arrin vendim, që të prishin marrëveshjen dhe të sulmojnë repartet partizane, Pse? Sepse kishin  ndodhur përpjekje edhe  në Kuçovë psh, që gjermanët i referohen  dokumentacioneve. Kërkon ë që të zaptojnë sa më shumë territor, në mënyrë që ta kenë ata në dorë të gjithë situatën, Kjo marrëveshje prishet dhe fillon edhe në këtë territor lufta. Në të gjithë territorin luftohej, ndërkohë ne Berat funksiononte. Është një marrëveshje lokale, e cila në pikëpamje  të vlerësimit  si organizonte apo si parti,  të paktën në dokumentacion nuk është e mbështetur, A mund të këtë pasur udhëzime verbale nga Enver Hoxha?  Këtë nuk e dimë.

Këtë e thonë gjermanët, por nga ana tjetër tregon se sigurisht vija e komandës, pra në lëvizjen e majtë, duket që ishte ende e dobët?

E dobët patjetër, sepse mundësitë e komunikimi, sepse ushtria partizane nuk kishte aparatura që në kohë reale njoftohej, Ndoshta duhet thënë se është një moment se për këto forcat riorientimi rigrupimi, në bazë të udhëzimeve që ndoshta mund të kishin marrë. Në fund të kësaj kemi urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm, i cilii dënon si marrëveshje dhe duhej të ndërpritej. Para janë zhvillime që ndodhin shumë shpejtë edhe në një kohë të paqartë për të gjitha palët. Por ama duhet të kemi parasysh një gjë, elementët të tillë mund të gjejmë edhe herë të tjera sa i takon bashkëpunimit. Por, ne kur vlerësojmë histori ne shikojmë qëndrimin e organizatave politike. Pra shikohet vija që cakton partia dhe jo individi, sepse njerëz që dalin nga rreshti ka pasur gjithmonë. Po ti kthehemi edhe historisë së Ballit Kombëtar.

Marrëveshja e Beratit ishte një marrëveshje pragmatiste të një shkelje syri nga lart, apo një dalje nga rreshti?

Të parën nuk e themi dot, sepse nuk kemi dokumentacion.  Sa i përket pragmatizmit është ajo që sapo thamë: që në pritje të zbarkimit mundoheshin të fitonin terren, të njëjtën gjë e bënte edhe Balli Kombëtar. Ju treguat pak më parë një hartë, dhe i rikthemi asaj të ashtuquajtur masakër,  megjithëse e ashtuquajtur duhet hequr, sepse kam këtu parasysh vrasjen  e 67 ballistëve  nga Brigada e Parë, nga Mehmet Shehu, pra që janë vrarë në Lushnje.

Pretendimi që behet sot se kjo është një hakmarrje e pastër ndaj forcave nacionaliste, nuk qëndron, sepse po të shikojmë  hartën  se në Lushnjë kishte forca gjermane. Sipas raporteve gjermane, këto forca ishin duke ruajtur  qytetin në llogari të gjermanëve dhe ballistët ruajtjen qytetin ndaj sulmit që beri Mehmet Shehu, ai i kap këto forca dhe i ekzekuton si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Thelbi është që të dyja palët politike mundoheshin të fiton terren në atë kohë. Këtu kemi një marrëveshjet në berat mes partizanëve dhe nazistëve, në Lushnje kemi ballistët  dhe në Fier  të njëjtën gjë më   gjermanët. Pra  e thënë në kontekstin aktual, pra nëse tentojmë të bëjmë një analizë, pra i bie që partizanët, parim kryesor të saj ka pasur parimin politik dhe jo çlirimtar.

Që nga krijimi i asaj forca, si çdo force, synimi është patjetër është pushteti. Rruga që duhet bëhej ishte fillimisht lufta, pastaj ardhja në pushtet. Të dyja forcat politike kishin këtë qëllim, por ajo që e bën dallimin është rruga që u ndoq. Elementë të bashkëpunimit, elementë të krimeve që janë bërë, patjetër që po, patjetër që kanë ndodhur, por vijmë në momentin të kapërcimit të kësaj situata të parë duhet se si të orientohen forcat politike shqiptare në lidhje me aleatët, pra me atë që ata, të cilët në mënyrë të qartë që ishin shtetet që përfaqësonte vlerat demokratike.

Përfaqësonte  vlerat demokratike apo filloi t’i jepte shenjat që përfaqësonte forcën fituese të kësaj lufte, për të kuptuar edhe pragmatizmin e shqiptarëve në atë kohë?

Aleatët janë munduar gjatë gjithë kohës, janë munduar të bëjnë shqiptarët të luftojnë kundër gjermanëve, sepse qoftë edhe një jetë shqiptari amerikan ose britanik  të shpëtohej në frontin tjetër ishte gjë me vlerë.

Në rast se gjermanët në momentin që do futeshin në Shqipëri, nuk do ishte një moment tërheqjeje, por do ishte një moment mbushje një boshllëku që lanë ish-aleatët e tyre fashistë, por do ishte një lëvizje e pastër ushtarake për të forcuar  kontrollin në një zonë, në një moment kur ata ishin mirë nga pikëpamja ushtarake, shqiptarët çfarë pozicioni do kishin, pozicion të njejtë, partizanët çfarë do të kishin, pozicion të njëjtë, dmth do ishin për një marrëveshje lokale si e Berati apo marrëveshja do të ishte pak më solide?

Me nëse nuk e vazhdojmë dot, por nëse e vazhdojmë me nëse, Italianët nuk  kishin njësoj si gjermanët, sepse ishte një pushtim që kishte një bazë ideologjike,. Ne e shikojmë që njëri grupim e lufton që në fillim këtë gjë. Par duke filluar me rezistencën, që para krijimit të Partisë Komunistë e duke ardhur tek Konferenca e Pezës, si organizmi i parë kombëtar, për luftën kundër pushtuesit. Ne jemi në kohën kur shqiptarët e dinin se çfarë ndodhte, pra nuk mund të pretendosh  për asnjërën pakën që nuk e ndiqte zhvillimin e luftës, sikurse e dinin shumë qartë që në 1941 me Kartën e Atlantikut, ishin shprehur të gjitha drejtimet që duhej të ndiqeni drejtimet në këtë luftë. E para nuk do të këtë ndryshim kufijsh, me idenë që pas lufte, do të bëhëj një konferencë paqeje, e cila i përcakton të gjitha gjërat. Synimi kryesor ishte mobilizimi për ti shpëtuar të keqes së njerëzimit, që ishte në shekullin 20, që ishte nazizmi së bashku me fashistët. Në plan të parë të luftës janë të qartë.  Shumë shpesh e kritikoj qëndrimin e Ballit Kombëtar, sepse ishin pjesa e arsimuar e vendit dhe nuk mund të mendohej sot se nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: