Partizani nuk do luajë ndeshjen miqësore me Ballkanin. Klubi i kuq ka bërë me dije se ky vendim është marrë për shkak të kushteve atmosferike, me reshjet e shiut që e kanë bërë të pamundur zhvillimin e sfidës.
“Njoftojmë se ndeshja miqësore mes Ballkanit dhe Partizanit e programuar të luhej sot në Ohër, nuk është zhvilluar për arsye të kushteve të rënduara atmosferike. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes”- shkruan klubi.