Ernest Muçi u rikthye sot në stërvitje me Trabzonsporin, siç edhe ishte parashikuar. Ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Basakshehir dhe bën punë vetëm fitorja.
Të dielën, Muçi do të jetë pjesë e skuadrës pasi la pas shqetësimet fizike. Mesfushori me tipare sulmuese humbi dy javë në kampionat për këtë shkak.
Gjasat janë të mëdha, që Trabzonspori të ushtrojë opsionin e blerjes së kartonit pas këtij sezoni. Muçi ka shkëlqyer në huazim nga Beshiktashi, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Kujtojmë se numëron 13 gola dhe tetë asistime deri tani. Në kampionat kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur.
