Në një tjetër deklaratë të fortë para mediave, kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke i cilësuar si pjesë të një strategjie të mirëorganizuar për të goditur opozitën dhe për të siguruar një mandat të katërt për pushtetin aktual.

Berisha theksoi se pas një hetimi të gjatë katërvjeçar dhe një “vetingu familjar” 32-vjeçar, nuk është gjetur asnjë provë për përfitime apo pasuri të paligjshme nga ai apo familjarët e tij.

Kryedemokrati është ndalur edhe tek ministri Taulant Balla, të cilin e akuzoi për lidhje me grupe kriminale.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësië nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politikë. Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë.

Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt. Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.

Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar. Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb