Në fundin e fazës së parë, është koha për të bërë bilance. Në shtëpinë e Partizanit kanë disa arsye për të buzëqeshur, por sigurisht jo për të festuar, pasi ky është një sezon i gjatë, për më tepër një sezon me risi. Fakt është që pas javës së nëntë, të kuqtë renditen në vendin e dytë me 17 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, por “demat” kanë një ndeshje më pak, atë kundër Teutës: 5 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, janë shifra që japin besim për të ardhmen, ky ekip vetëm mund të përmirësohet.

Abilaliaj
Abilaliaj

Pavarësisht se shitën Zoran Zekic, Partizani jo vetëm që nuk stonoi, por me drejtorin sportiv në stol, sigurisht i mbështetur dhe nga pjesa tjetër e stafit teknik, të kuqtë kanë marrë 6 pikë të plota në 2 ndeshjet e fundit. Pas suksesit në derbi kundër Tiranës, Partizani thyen edhe Erzenin, edhe këtë herë fitorja erdhi në limite.

Cara
Cara

Kryeqytetasit nuk dorëzohet kurrë, edhe pse kjo ishte një sfidë që mund dhe duhet ta zgjidhin më shpejt, në një kohë kur Erzeni mbetet me 10-të lojtarë që në fundin e pjesës së parë. Jo vetëm super goli i Tedi Carës, njeriu kyç në këto momente është kthyer edhe Mensah. Pas golit në limite në derbi, Mensah përsërit vetëm, sërish një gol tre pikësh në limite duke e bërë dhe më të bukur festën e kuqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb