Jo shumë kohë pas ndarjes nga gruaja e tij, Tina Kunakey, Vincent Cassel gjeti një partnere të re.

Aktori 56-vjeçar u nda me modelen 26-vjeçare prillin e kaluar, por atij nuk iu desh shumë kohë për të rinisur jetën e tij dashurore.

Tani, ai është në një lidhje me modelen 27-vjeçare, Nara Baptista. Edhe pse nuk dihet se kur ka nisur lidhja e tyre, aktori në muajin e fundit lë shpesh komente nën postimet e saj në Instagram, duke dëshmuar kështu se nuk po e mbajnë të fshehtë romancën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk ngopem me ty Narnia”, i shkruan ai në një nga fotot e saj, ndërsa modelja i përgjigjet: “As unë, o Zot”. Megjithatë, ajo që bie në sy nuk është prania e çiftit në rrjetet sociale, por ngjashmëria e Narës me ish-bashkëshorten e Vincent Cassel, Tina Kunakei.

Nëse i hidhni një sy profilit të dy femrave, do të vini re menjëherë sa ngjajnë ato, jo vetëm në ngjyrë, por edhe në tipare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb