Partnerja e re e Vincent Cassel, Nara Baptista, ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram.

Baptista, e cila është 27 vjeç dhe punon si modele, ka postuar disa foto të veshura me bikini. Në disa foto ajo ka pozuar në një sfond bardh e zi në një plazh.

Modelja braziliano-australiane komenton mbi postimit me disa tekste nga kënga ‘Odara’ e këngëtarit brazilian Caetano Veloso.

Konkretisht teksti është si më poshtë: “Më lër të kërcej që trupi im të jetë odara. Fytyra ime, të pasmet e mia, qofshin të mallkuara.

Më lër të këndoj që bota të jetë odara. Që gjithçka të jetë një perlë e rrallë. Çdo gjë që ju ëndërroni. Unë do të këndoj dhe kërcej … ”

Fjala ‘odara’ mbetet e papërkthyer dhe i referohet një gjendjeje bukurie, harmonie dhe përsosmërie. 56-vjeçari Cassel ka komentuar nën postim: “Ti je gjithçka dhe më shumë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb