Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ se votuesit janë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shtoi se asnjë nuk e beson më Lulzim Bashën.

Pyetjes së gazetares Marsela Karapanço nëse pas ’11 dhjetorit’ datë në të cilën është thirrur Kuvendi Kombëtar i PD-së, deputetët e PD do të bëhen në dy grupe parlamentare në Kuvend, ai shtoi se; “Ne dogjëm mandatet dhe 22 e ca deputetë nga PD u futën brenda. Sa vota morën ata 22 deputetë? Populli nuk e fragmentoi votën. Ne e vazhduam betejën. Ata janë deputetë të nderuar. Të gjithë do të ndjekin OPD. Votuesit që i kanë votuar. Votuesit janë me zotin Berisha. Nuk është e thënë që të besojnë gjithçka qe thotë zoti Berisha. S’ka njeri që e beson më zotin Basha.”.

Duke u ndalur te deklaratat e sotme të bëra nga zoti Basha për Berishën, ku e akuzonte këtë të fundit për bashkëpunim me Ramën, Bumçi tha se nuk bëhet fjalë për puç.

“Këto janë deklarata të një njeriu që e kam mbështetur. Si mund të jetë puç kur demokratët firmosin një formular. Kush janë njerëzit? Po marr njësinë nr.10 ka zgjedhur kryetarin dhe ata janë zgjedhur gjatë kohës së zotit Basha. Këta janë njerëzit që kanë firmosur, ata që kanë mbështetur zotin Basha, ata që ishin në atë Kuvend që u çuan në këmbë për zotin Berisha; kryetarët e PD. Ky ka frikë nga ata njerëz që mbajnë kartën e anëtarësisë. Kë mendojnë demokratët? Kë ka frikë zoti Rama më shumë Bashën apo Berishën në kryet të opozitës? Të dal zoti Basha dhe të bëjë një tur. Berisha është njeri i veprave dhe jo i fjalëve. Ai njeri ngriti PD në 97-ën. Berisha i 2001-2005 i ftoi aleatët me të cilët ishte prishur. Rama se ka frikë më Bashën, por një opozitë që frymëzon, ku PD do të jetë një koalicion të gjerë. Ne kërkojmë zgjidhje në institucione, me Kuvendin. Të sjellin njerëz me kamera, aty le të shoh që nëse nuk plotësohet kuorumi ne do të largohemi të gjithë. Do ketë ringritje. Po i bëj thirrje, e kam njohur që në gjimnaz. E kam mbështetur. Po i them me dashamirësi; ‘ruaje fytyrën dhe emrin tënd, je i ri. Qëndro pjesë e ekipit, si individ, si fraksion dhe të vazhdojmë betejën. S’do të arrish dhe s’ke pse e lidh emrin tënd me një projekt dhe për të shkatërruar opozitën’.”, tha ai.

Mes të tjerash Bumçi ka treguar edhe procedurën se si do të ndiqet me organizmin e Këshillit Kombëtar të PD-së.

“Ne se dimë se kush do i përgjigjet firmës. Po a duhet verifikuar njerëzit? Po janë verifikuar, me kartë identiteti. Kjo procedurë bëhet çdo mëngjes. Unë kam firmosur formularin, dhe nëse unë nuk shkoj, për kuorumin në Kuvend nuk vlen nëse s’je aty. Nëse duhet të kemi kuorumin për të votuar duhet të jetë 50% plus 1 e anëtarëve, si në rastin e parlament. Ne s’jemi dalë në rrugë me hyn, apo në institucione, thjesht po kërkojmë mbledhjen e një kuvendi. Do jemi ne dhe pjesa përfaqësuese e Bashës. Do jetë zoti Bardhi psh, do jenë dhe kryetarë të tjerë të degëve, dhe pas verifikimeve do të nis Kuvendi. E mbani mend kuvendin e 17 korrikut, pas zgjedhjeve. Kemi momentin kur hyri zoti Berisha. Ata njerëz që ishin në atë sallë, janë të njëjtën. Ata u çuan në këmbë, pasi ishte shpallu non-grata, dhe ata kujtuan atë histori. Nuk është një histori turpi siç tha zoti Basha. Po ata njerëz do të vijnë në 11 dhjetor. Zoti Basha e di këtë që ata demokratë do të votojnë masivisht për Berishën. Ata njerëz nuk e pranojnë që e kaluara jonë ka qenë turp. Ai pranon humbjen e zgjedhjeve, por jo frikën e demokratëve. Ai ka frikë nga demokratët.”, -tha ish-deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb