KOREA E JUGUT

Vendi aziatik po bëhet shembull i luftës ndaj COVID-19 dhe sot pas 2 muajsh e gjysëm apo 75 ditësh luftë ndaj COVID-19 nuk raporton asnjë rast të brendshëm të infektuar.

Prej 20 janarit Korea e Jugut konfirmoi rastin e parë ndërkohë që prej 15 shkurtit pa ndërprerje kishte konfirmuar raste çdo ditë por sot duket se ka hyrë në fazën e spastrimit të COVID-19.

Pikun e infektimeve Korea e Jugut e arriti më 29 shkurt me 909 të infektuar ndërkohë që këtë prill vendi mbajti edhe zgjedhje në kushte pandemie.

Korea e Jugut ka sot 10 mijë e 765 të infekuar nga të cilët vetëm 247 viktima dhe 9 mijë e 59 të shëruar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb