Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për protestën e 8 janarit si edhe përjashtimit e deputetëve nga Kryesia.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço tha se Partia Demokratike është ndarë nga e shkuara dhe se protesta e 8 janarit thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha tregoi edhe njëherë vendim e drejtë nga kryedemokrati Basha.

Gjithashtu ai theksoi se tek kreu i PD Basha ka parë një njeri i cili nuk trembet dhe që nuk ka frikë, kjo sipas tij është një tjetër arsye që tregon se Basha është i vendosur për të shkuar drejt fitores.

‘PD ka pasur masa mbrojtëse minimale sepse ato që kërcënonin se do vrisnin ishin të vetëdijshëm, dhe reagimi për të mbrojtur liderin e opozitës, njerëzit që ishin brenda ishte minimal. Duket një mallkim i mall politika ë Shqipëri, Nëse dikujt i prish terezinë, je peng i shitur , tradhtar, personaliteti yt bie përtokë. Po ashtu kam menduar se poshtërsia njerëzore nuk ka limit, këto ishin gjërat që më vinin ndërmend, dy zonja shtatzënë dhe dy djem të rinj patën probleme. Mbledhja e Kryesisë zgjati deri në 3 të mëngjesit. Është konkluduar që shumicën ti jepej një mundësi nëse dënonin dhunën. Për zotin Baçi nuk di të them dhe nuk dua të hyj në emra konkret. Historia e anti-mitingjeve po bëhet qesharake dhe Berisha po na kujton Hysni Milloshin pas 31 vitesh. PD e ka rrugën e saj, bëri një zgjedhje në Kongresin e saj. PD ka nevojë të zgjedhë të ardhmen, s’mund të jetë rob i interesave personale’, tha ai.

Pjesë nga biseda studio:

Zgjedhjet brenda PD do të ishin një zgjidhje?

Gjekmarkaj: Revolucionin paqësor e pamë në datën 8 janar, i cili ishte me ngjyra të forta kriminale. Sa i përket Presidentit ai është mbi palët dhe nëse dihet të shqetësohet për çështjet e brendshme. Çështjet e PD zgjidhen brenda për brenda. Ne e kemi zgjedhur liderin tonë , në mënyrë masive Lulzim Bashën. Shpeshherë unë kam qenë kritik ndaj Bashën, por kam parë një njeri që nuk ka frikë…

Ndarja me Berishën e ka bërë Bashën më të fortë?

Gjekmarkaj: Ndarja me Berishën e ka bërë Bashën më të fortë dhe më të vetëdijshëm , më cilësor në raport me kohën. Është vërtet momenti final i ndarjes nga e shkuara. Kanë menduar se do të frikësohet se do të ikë, por janë befasuar se kanë gjetur një njeri rezistent që nuk ka frikë. Një njeri që nuk ka frikë është i vendosur ta udhëheqë partinë drejt fitores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: