Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. Mësohet se arrestimi ndodhi pas incidentit para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, ku dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur bojë drejt ndërtesës dhe policëve.

Mediat kosovare raportojnë se mes 6 aktivistëve të arrestuar është dhe Bogujevci. Të arrestuarit sipas VV-së janë; Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

Aksioni është organizuar për shkak të siç kanë thënë organizatorët “mos reagimin e Policisë në dhunën ndaj grave”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: