Për herë të parë pas 9 vitesh, Ronaldo dhe Leo Messi përballen sërish në Champions League. Shorti, problemet fizike, apo së fundmi edhe COVID-19 na kishin privuar nga një sfidë e tillë. Të shohësh CR7 përballë “pleshtit” është gjithnjë një kënaqësi e veçantë, pavarësisht rrethanave apo kushteve, e tillë është dhe sfida e së martës, ku të dy ekipet kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8, por për sa kohë janë në fushë dy lojtarët më të mirë në botë premtojnë rivalitet.

Messi Ronaldo
Messi Ronaldo

Juventus dhe Ronaldo kanë një arsye më shumë për të kërkuar më të mirën në “Camp Nou”, e vetmja mënyrë për të marrë kreun e grupit G është të fitojnë në Barcelonë dhe këtë duhet ta bëjnë me 3 gola diferencë. “Zonja e Vjetër” shpreson shumë që Ronaldo të jetë në version e tij më të mirë, në 20 ndeshje kundër Barcelonës ka shënuar 15 gola. Bardhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje në “Camp Nou” që nga viti 2013 por më shumë se sa një sfidë Barcelona Juve kjo është një sfidë Messi kundër Ronaldos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb