TIRANE

Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetëm të festivalit italian, Sanremo.

Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan Ansa .

Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo””, tha Amadeus. E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb