Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka bërë me dije se mercenarëve të grupit Wagner do t’u ofrohen kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka sqaruar se për diçka të tillë ka një kusht dhe kontrata do t’u ofrohet vetëm atyre të cilët hoqën dorë nga marshimi drejt Moskës, që më parë se të bëhej publik lajmi se u arrit një marrëveshje që i dha fund grushtit të shtetit.

“U arrit një marrëveshje për kthimin e mercenarëve të grupit Wagner në vendet e tyre. Një pjesë e atyre që do të dëshirojnë, do të nënshkruajnë kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo do tu ofrohet vetëm atyre të cilët nuk morën pjesë në marshim. Kishim informacione që kishte prej atyre që u tërhoqën që në fillim madje kërkuan ndihmën nga policia për t’u rikthyer në pozicionet e tyre”, tha ai.

Ai ka sqaruar gjithashtu se kreu i Wagner Prigozhin do të zhvendoset në Bjellorusi dhe se mercenarët e grupit nuk do të përballen me akuza penale.

“Kjo pasi Kremlini gjithmonë i ka respektuar veprat e tyre heroike në vijën e frontit në Ukrainë”, tha Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: