TIRANË

Kryetari i Partisë Republikane Fatmiir Mediu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi u mbajt për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 25 prillit.

Sot Basha arriti marrëveshjen me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

PD ka arritur tashmë marrëveshje me Idrizin dhe aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli sot paradite pas takimit një orësh me kreun e PD, Lulzim Basha, prej ku tha qartë se nuk ka asnjë dyshim që do të ketë marrëveshje mes tyre. Idrizi tha nga selia blu se po bëhet një diskutim i gjerë mes PD dhe partive aleate për të përcaktuar valencat.

“Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një dyshim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar.

Ne po vendosim piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU, edhe për partitë e tjera, është dizenjuar një marrëveshje, do të ketë një moment të nënshkrimit të saj. Ndaj dhe them që nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicione, ku valenca e PDIU është e qartë dhe ndihmon për mandate”, tha Idrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb