TIRANE- Pas denoncimit nga LSI se ishte i dënuar, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi shkarkon nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë- Elbasan-Berat, Nexhip Merolli.

Sot deputeti i LSI-së Endrit Braimllari publikoi dokumentet që vërtetonin se Merolli ishte dënuar me 6 muaj burg me vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

“Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë.

DENONCIMI I LSI
“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhrin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!”, shkruan Braimllari.

Braimllari fb

vendim gjykate Merolli (2)

vendim gjykate Merolli (1)

emerimi Merolli
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: