Në daljet e tij në media ish-presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se thashë ‘Partia e Lirisë’ është një parti gjithëpërfshirëse.

Nisur nga konferencat e zhvilluar të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta po ashtu edhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha që është shprehur se e sheh kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar nuk respekton asnjë parim , analisti Zheji tha se ende nuk është parë se cili do të jetë programi për të shëruar Shqipërisë dhe për të kapur pjesën gri që i duhet opozitës për rotacionin.

Zheji: Tashmë kemi një figurë opozitare të përbërë nga dy koka, zoti Berisha dhe tanimë Ilir Meta. Po përdoret një teknikë e alternuar, një politikë sulmuese dhe agresive. Pika më e dobët e opozitës për momentin është pika gri, ajo pika e pavendosur. Pra ka një stepje dhe detyrë e opozitës është ta marrë. Tani Berisha dhe Meta duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë një fytyrë të re politike dhe një program të ri politik dhe përveç denoncimeve . Tani thuhet Referndum, por për çfarë. Pjesa që mund të aktivizojë pjesën gri është ilaçi… Faktet që po dalin janë shumë  tronditëse, në rregull por cila është kura dhe këtë mendoj që opozita nuk e ka nxjerrë dot në pah kurën, besoj nuk e ka gati. Tani edhe fakti që ndërroi jo vetëm emrin por edhe strukturën, ka figura të reja dhe mënyra se si e ka ekspozuar duket se nuk është një aneks i PS. Tani është bërë nj parti centriste që synon të jetë e hapur majtas dhe e hapur djathtas.

Luçiano Boçi: Procesi ka kaluar në dy faza të domosdoshme fillimisht fitimi i besimit brenda në PD. Dhe tjetra dalja e një partie serioze. Referendumi është një vazhdim i ideve. Mënyra se si i qasesh pjesësh gri është edhe çelësi i suksesit. Tani nëse 7 korriku pati sukës ishte edhe ndërtimi i marrëdhënies me qytetarin. U desh që opozita të marrë teza qytetare dhe t’i shndërrojë në teza politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: