Mbrojtësi anësor Gledi Mici ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut pas dy vitesh.

Shkëndija e Tetovës informon se nuk u arrit një rinovim mes palëve dhe Mici do të largohet. Mbrojtësi duket se do të rikthehet në Shqipëri për të luajtur sërish në Superligën shqiptare, aty ku u rrit dhe u formua si futbollist.

Mici është produkt i akademive të Tiranës dhe Apolonisë së Fier, teksa për herë të parë ka si profesionist ka luajtur me Kamzën, më pas Flamurtarin dhe Kukësin. Por ai mbahet mend në Shqipëri si mbrojtësi anësor i majtë i Skënderbeut, klub me të cilin fitoi titullin kampion dhe luajti në Europa League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb