Një qytetare në protestën e 105 në Tiranë kundër Ramës, ka shprehur revoltën e saj kundër qeverisë dhe kryeministrit.
Gjithashtu ajo është ndalur edhe te rasti i deputetes së PS, Zegjine Caushi për të cilën i kujtoi apartamentin 250 mijë euro, ndërsa bëri thirrje, që drejtësia të hetojë.
“Prapa hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur, kanë mbi 30 vite. Si na dalka zonjusha Zegjine me një vit, një analfabete që më bën deputeten mua dhe na merr apartamentin 250 mijë euro…Ne punojmë një jetë dhe nuk marrim dot shtëpi. Ku është barazia këtu…Ligji duhet të funksionojë për këdo njësoj…”, tha ajo.
