Deputeti Ervin Salianji ka folur pas incidentit me deputetin e mazhorancës Erion Braçe. Sipas tij, prokuroria italiane flet për një zv. kryeministër dhe ministre financash, por pa specifikuar se kë. Ai gjithashtu foli edhe për projektbuxhetin e vitit 2022, ku tha se taksat janë rritur, qytetarët po largohen nga vendi dhe krimi është shtrirë kudo në territor.

“Kur përdorni gjykatat dhe policie të kapura nga prokuroria, por ju, me banditë e kriminelë për të manipuluar çështje. Ju jepni vërejtje, por ndërkohë deputeti juaj vjen edhe turret për të ardhur në foltore në momentin që jam duke folur. Pyetja ishte e thjeshtë, a është zv. kryeministri dhe ministri i Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo jo. Kjo është pyetja. A është një zëvendës kryeministër tjetër, ose është personi parafolës që bën si e shenjta Mari, padiskutim kjo duhet parë. Nëse është parafolësi ai që përflitet për para kesh dhe në përfshirje në llumin e krimit nga laguna e Karavastasë, e në Divjakë. Nëse jeni në gjykatë, po këto gjykatat që janë. Vetëm këmbën lëviz me kështu si ty unë (I drejtohet Erion Braçes).

Do e ndërpresësh fjalën apo jo. Këto çështje personale, sikur keni ju gjë në dorë, herën tjetër do të marr një gjë që është e gjatë sa ty, një brisk. Po flisnit për gjyqe e gjykata, ja ku është zonja tjetër që bënte akuzë. I është shumëfishuar pasuria, ka shkuar në gjyq dhe ka humbur. Janë që të gjithë të përfshirë ndaj duan ta largojnë vëmendjen se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit. Këtu ke në media drejtues të qeverisë që veshja i bën sa buxheti për 5 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike për 1 vit. Ju që bëni si të shqetësuarit më të mëdhenj, flisni për buxhet të drejtësisë sociale, kur në këtë vend çmimet janë trefishuar dhe ka shkuar thuajse në 300%. E ju ndërkohë talleni dhe thoni kur rriten taksat ju rrisni 6% rrogat. Ju i ngarkoni me barrë akoma më shumë bizneset duke rritur pagat minimale, e duke i lënë në punë të vet pavarësisht pandemisë, e krizave që kanë kaluar.

Ju thoni që ky është buxheti më i madh, por ky është borxhi më i madh që i ngarkohet fëmijëve. Ju këtë borxh e merrni dhe e ngarkoni te këta që dalin në përgjime. Ça bëni tjetër ju? Po shkon për rishqyrtim plani urbanistik i Tiranës, për të prerë pyje e bërë kulla. Drejtësi sociale është kjo? Flisni ju për parti të varfër duke shkatërruar konkurrencën në biznes, duke futur paratë e pista të krimit dhe duke dhënë gjithçka me koncesion klientëve të qeverisë. Për çfarë po flisni tjetër? Sipas Eurostat kanë kërkuar azil diku te 380 mijë për azil ekonomik. Ndërkohë që Shqipëri ndodhin krime të tipit mafioz. Të gjitha pa autor, policia shërben vetëm si zyrë telegrafike. Çfarë bën Policia e Shtetit dhe qeveria? Asgjë”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: