Dr. Vasil Llajo*

Ne dekursin e pandemise COVID -19 shpesh lindin disa pyetje te natyrshme si nga personeli mjekesor ashtu dhe nga njerezit e thjeshte. E para , sa duhet te jete niveli I antitrupave qe te quhemi te mbrojtur , e dyta sa jemi te mbrojtur – 50 , 60 % , me pak, me shume dhe e treta per sa kohe jane prezente antitrupat ne organizem?

Ketyre pyetjeve u jep pergjigje studimi publikuar me 23/12/2020 ne “The New England Journal of Medicine” me titull “Niveli i antitrupave dhe shpeshtesia e cfaqjes se infeksionit nga SARS-CoV-2 ne punonjesit e njesive shendetesore” .

Per nivelin mbrojtes te antikorpeve anti SARS-CoV-2 konfirmoi :
“se niveli i antikorpeve ,ne nje grup personash te studjuar ,ishte ne nivelin minimal te pozitivitetit te percaktuar nga kompanite prodhuese te testeve te detektimit te antikorpeve dhe tregoi se edhe niveli minimal i antikorpeve ushtron veprim mbrojtes ne rastin e riinfeksionit”.

Bile theksojne se edhe aktivizimi i T-Limfociteve behet pjese e imunitetit ne riinfeksion.
Ky studim u krye ne njesite e kujdesit shendetesor ne Britanin e Madhe, ne 12.500 punonjes te moshes 28-49 vjec per 31 jave ( gati 8 muaj) nga muaji Prill deri ne muajin Nentor 2020.

Pra, edhe niveli minimal – gati afer nivelit negativ te detektimit , ushtron efekt mbrojtes. Mjafton te detektohen antikorpe , sado te pakta.
Dmth, nuk ka nivel te percaktuar te titrit te antikorpeve qe te themi jemi te mbrojtur. Pra, mjafton edhe niveli minimal.

Me kete studim I jepet pergjigje dhe pyetjes se dyte sa perqind jemi te mbrojtur. Pra nuk ka perqindje , mjafton te jene krijuar antitrupat dhe quhemi te mbrojtur ,”mund te themi 100%”.
Studimi tregoi gjithashtu , ne pergjigje te pyetjes se trete , se antitrupat jane prezente akoma.
Studimet e tjera do vertetojne kohezgjatjen e prezences se antitrupave ne organizem.

Kompania Gjermane “ Euroimmun “ qe detekton antikorpet IgG ndaj SARS-CoV-2 me metoden Elisa ( golden standard) vlera referuese quhet pozitive kur ratio > 1.1
Pra edhe mbi kete nivel minimal quhemi te mbrojtur.
Laboratori Intermedica e kryen analizimin per detektimin e antikorpeve IgG ndaj SARS-CoV-2 pikerisht me testet e Kompanise Euroimmun .

*Dr. Vasil Llajo
Laboratori Intermedica

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: