FRANCE

Në vitin 2018 muzeu i Luvrit në Paris ka shënuar një rekord për sa i përket numrit të vizitorëve. Numri i tyre arriti në 10.2 milionë dhe kjo ndodhi vetëm pas videoklipit të Beyoncé dhe Jay Z në muze.

Ky numër vizitorësh ka pasur një rritje me 25% në krahasim me vitin 2017. Po ashtu u thye edhe rekordi i viti 2012, i cili arriti në 9.7 milionë vizitorë shkruan Tg.com.

Më shumë se 50% e tyre kanë qenë nën moshën 30 dhe kjo falë këngës ‘Apeshit’. Kënga e fundit e çiftit të njohur është xhiruar në sallat e muzeut më të famshëm në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu edhe vetë faqen zyrtare të muzeut shkruhej se ka qenë pikërisht vidoeja e Beyoncé dhe Jay Z që ka shtuar vizitorët, falë reklamës së madhe që ata i bënë.

Stafi i muzeumit është detyruar të krijojë një guidë për vizitorët specialë, ku bënte pjesë çdo gjë që shfaqej në video dhe gjithçka ka rezultuar një sukses.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb