Gjendet një trup i dekompozuar në vendin ku u gjet koka. Ngjarja ndodhi në Xarrë të Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se policia ka shtuar forcat ne vendin e ngjarjes. Ekspertët dhe mjeku ligjor po kryejnë veprimet e para.

U dyshua se mund të ishte një nga trupat e personave të zhdukur në prill të këtij viti në Sarandë, por ka gjasa se nuk bëhet fjalë për ta. Trupi i pajetë është gjetur në sipërfaqe dhe jo i groposur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: