TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi mbylli pushimet në Kosovë ka vijuar me eksplorimet e vendeve piktoreske edhe në vendin tonë.

Me një shënim në “Facebook”, Kreu i Shtetit ka shijuar bukuritë e maleve midis Bizës dhe Martaneshit, aty ku ndodhet edhe monumenti i kulturës i njohur ndryshe si “Shpella e Valit”.

Postimi i Ilir Metës:

Në një peizazh të bukur malor, midis Bizës dhe Martaneshit, ndodhen disa monumente natyrore, siç është edhe shpella e Valit. Kënaqësi të takoja eksploratorë të huaj dhe vendas të shpellave, të cilët ashtu si edhe unë, ishin mrekulluar nga ky atraksion turistik.??

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb