Një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes opozitës joparlamentare dhe maxhorancës, të cilët u ulën në një tryezë për reformën zgjedhore, PD do të vijojë nesër një sërë takimesh.

“BalkanWeb” mëson se Kolegji i Kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike do të mblidhet në një mbledhje, e cila është parashikuar që të mbahet gjatë pasdites. Po ashtu bëhet e ditur se nesër do të mblidhet Kryesia dhe grupi parlamentar i PD-së.

Mbledhja në fjalë do të mbahet në orën 19:00.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: