Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Ben Affleck thuhet se është i interesuar për një romancë të re me Jessica Alba.

Sipas burimeve në mediat amerikane, Affleck i cili finalizoi divorcin nga Lopez në 20 janar, ka pasur një “pëlqim” prej kohësh për Alban, edhe pse ai ishte i martuar.

“Ka qenë një sekret i mbajtur mirë që Ben Affleck kishte shumë dashuri, për  Jessica Alban vite më parë. Megjithatë, ata kurrë nuk kanë kryqëzuar rrugët në një kohë kur të dy ishin beqarë dhe të hapur për takim, deri më tani.” shprehu burimi.

Pas ndarjes së tij nga Lopez, Affleck u lidh për një kohë të shkurtër me Kick Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedy Jr  pasi u panë duke kaluar kohë së bashku.

Megjithatë aktori hodhi poshtë thashethemet për takim.

Sa i përket Albës lajmi për ndarjen e saj nga Warren doli në janar, ndonëse burimet thonë se lidhja e tyre ishte shkatërruar kohë më parë.

Çifti të cilët ishin së bashku për 16 vjet, ishin ndarë përpara se të konfirmonin publikisht ndarjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb