Rihanna sapo i ka dhënë fund lidhjes së saj tre vjeçare me miliarderin arab, Hassan Jameel.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhe menjëherë pas ndarjes nga Jameel, artistja është parë në shoqërimin e rep-artistit amerikan, Asap Rocky.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, dyshja janë parë në një hotel në New York.

“Ata ndanë një suitë hoteli gjatë këtij udhëtimi në New York. Sidoqoftë Rihanna nuk ka dëshirë ta quajë lidhje kaq shpejt. Ata janë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po i marrin gjërat lehtë pasi janë ende në fillim”, citon një burim për revistën.

Më tej raportohet se Rihanna nuk ka ndërmend të ketë diçka serioze me rep-artistin pasi dëshiron vetëm të argëtohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: