Konkurrentët e emisionit të ‘’Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga prapaskenat e programit por edhe të takimeve të tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi me konkurrentin, Sami Berisha. Ditën e sotme ai ka postuar një video nga takimi me Ifgjenia Dhedhes. Ata shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursjenë as puthjet ndaj njëri-tjetrit.

‘’Me ca lule me një vend’’, ka shkruar ai mbi videon e postuar në ‘’InstaStory’’.

Pas kësaj, Berisha ka postuar një bisedë me një nga ndjekësit e tij ku ka ngatërruar Efin me moderatoren Bora Zemani. Ndjekësi është konfuzuar duke i shkruar se konkurrenti ka dal në takim me Borën.

‘’Thashë qe me Borën pasha krejt’’, shkruan ai. Nga ana tjetër, konkurrenti i ka replikuar duke i shkruar se Efi është më e mirë se Zemani. ‘’ Hahahaha, më e mirë se Bora kjo’’, ka qenë përgjigja e Samiut.

  • foto galeri

Që kur Efi është bërë pjesë e programit të “Përputhen”, njerëzit e kanë krahasuar shpesh me Bora Zemanin për shkak të ngjashmërisë së frikshme që ka me moderatoren, por edhe me këngëtaren Elvana Gjata. Kujtojmë se gjatë programit kjo pyetje i është shtruar konkurrentes nga ndjekësit dhe ajo është përgjigjur se nuk ka asnjë lidhje gjaku me të dyja.

‘’Unë që kur kam hyrë në këtë program, komentet e mia janë vetëm të tilla. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra kaq të bukura siç je ti dhe Elvana, por që jo nuk ju kam asgjë’’, u shpreh Efi.

Nga ana tjtër  jo më larg se para disa ditësh konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah aktorit të humorit, Donald Veshaj. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës. Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut për të cilin nuk ka dyshime se do e mbajë fjalën.

Në foton që “Panorama Plus” ka siguruar binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun. Përkundrazi, moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët Show”.

Donald Romeo Bora Top Channel Panorama Plus
Donald Romeo Bora Top Channel Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: