Kreu i PD, ka sulmuar direkt sot kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e cilësuar si kriminel të rrezikshëm, pas Ramës e Ballukut. Berisha shkoi më tej me akuzën, duke e cilësuar Ballën porositës vrasjesh.
Sali Berisha: Pas Edi Ramës, lubi Ballukut, Taulant Balla është krimineli më i rrezikshëm që futet në atë parlament. Cfarë përfaqëson Taulant Balla. Është akuzuar se ka porositur vrasje, ka regjistrime që ka porositur vrasje, është gjetur në telefona të regjistruar si porositës vrasjesh dhe këto regjistrime janë shkatërruar dhe djegur me një procesverbal me vendim të një gjykatësi e prokurori dhe ai procesverbal është bërë publik. Është regjistruar në telefonata me Mario Çelën në të cilën bën pazare ku Çela i ka vendosur kusht Ballës arrestimin e bandës rivale të Çelajve në Elbasan që ai ti garantojë votat në Elbasan. Kushti është plotësuar
