TIRANE- Pas takimit të lamtumirës me ambasadorin në ikje të SHBA, Donald Lu, vjen një mesazh nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.”, shkruan Basha në Twitter.

Pasi takoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ambasadori Lu iu drejtua paraditen e sotme selisë blu, për t’u përshëndetur edhe me kryedemokratin Basha. Takimi në fjalë zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Kujtojmë se Lu vijoi mandatin e tij për 4 vite në Shqipëri, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga
Kathleen Ann Kavalec.
(ed.me/BalkanWeb)