TIRANE- Pas thirrjes së deputetit Ben Blushi, që secilit deputet që voton pro ligjit të mbetjeve t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave, kanë reaguar edhe qytetarët. Protestuesit e mbledhur sot para Parlamentit që prej orës 10:00 të paradites, në mënyrë simbolike kanë shkruar në një kosh plehrash emrin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa në një tjetër kosh, është shkruar edhe emri i deputetit të PS, Eduard Shalsi, i cili ishte edhe iniciatori i ligjit për mbetjet, ligj i cili ka ngjallur debate të ashpra në Parlament.
(el.sp/BalkanWeb)