Një gazetar nga Kina, në një lidhje online nga Pekini në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka dhënë detaje mbi vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Kinë, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik mes dy vendeve.

Sipas tij, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë zhvilluar rreth 9 orë bisedime intensive, të fokusuara në marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin ekonomik.

Ai theksoi se vizita është pritur me interes nga qytetarët kinezë, të cilët shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha dhe në uljen e tensioneve që ndikojnë në ekonomi dhe jetën e përditshme.

“Presidentët zhvilluar aktivitete duke kaluar 9 orë komunikim me njëri-tjetrin.

Shumica e shtetasve kinezë e pane vizitën me interes dhe optimizëm, shumë shpresojnë që marrëdhëniet mes dy vendeve do të bëhen më shumë të qëndrueshme sidomos në aspektin ekonomik, kjo pasi pasqyrohet në bizneset dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Shumica preferojnë stabilitetin dhe jo konfliktet. Nga bisedimet mes Trump dhe presidentit Xi, një nga rezultatet më të rëndësishme është që u ra dakord që të vijojë shkëmbimi i telefonatave dhe bisedimeve, aq më tepër që Trump ftoi presidentin kinez Uashington në vjeshtë, çka tregon se dy shtete duan të mbajnë hapur kanalet e komunikimit”, është shprehur ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb