Historia që u trajtua pak ditë me parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, kishte të bënte me një zonje e cila pas vdekjes se të bijës në moshe fare të re, ka nisur një konflikt të fortë me ish dhëndrin, i cili ka qenë i divorcuar nga vajza e ndjerë që në vitin 2020.
Zonja Drita u shpreh se vajza ka vetëm 3 muaj që ka ndërruar jetë dhe ende pa u mbyllur plaga, ish dhëndri ka nisur një konflikt në familjen e tyre kryesisht ndaj djalit të saj duke e akuzuar atë se i ka marre makinën dhe se ka dhunuar djalin e tij.
Por nga ana tjetër Drita shprehet se makina ishte e blerë nga djali i saj dhe ja kishte lenë në përdorim motrës se ndjerë e cila e përdorte për problemet e saj, pas vdekjes makinën e mori serish djali dhe nga ky moment nisi një sherr, i cili përfundoi në kërcënime dhe në denoncime.
Pas transmetimit te emisionit, dhëndri vendos të ndalojë takimet me nipin
“Nuk më rrihet në shtëpi. I shkoj të varri. Ai djalin e merrte kalonte edhe pushime. Kur ka marrë policia djalin tim ka qenë në drekë, ka lënë fëmijët duke qarë në oborr. Djalit i ka thënë se ka ardhur ish-dhëndri që ka kallëzuar se ka rrahur nipin dhe ka vjedhur makinën të shtëpia. Atë makinë ia kishte lënë, vëllai motrës”, tregoi ai.
Gjithashtu ajo u shpreh se ish-dhëndrit i kanë kërkuar të tërheqë denoncimin sepse ka gënjyer në deklaratat e tij, por që një gjë të tillë nuk e ka bërë.
