Pas vendimit të qeverisë së Kosovës, sonte në mbrëmje do të hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë, ku me shumicë votash u miratua heqja e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë kosovare tha se deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb