Presidenti Ilir Meta uron sërish besimtarët myslimanë, që sot konsumuan iftarin e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Sipas Presidentit, “iftari tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, por këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht”.

Mesazhi i Metës:

Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.
Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi” Kuran. ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb