Zbulohen të tjerë emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Përmes një letre ky institucion vë në dijeni Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli, se përveç politikanit të lartë, që në shkresë thuhet se është ish-presidenti Ilir Meta, në listë janë dhe 5 zyrtarë.

Bëhet fjalë për figura të rëndësishme, si më poshtë; shtetasi me inicialet A.D., Th.S., S.H., Xh.Sh., si dhe D.Ç.

Kujtojmë se për këtë çështje reagoi sot dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolli e cila foli për politikanin me inicialet I.M., pa përmendur figura të tjera. Ajo e cilësoi ngjarje rast tronditës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb