Ai që fiton më shumë është Mesi, por për të gjetur shtëpinë e atyre që paguajnë më shumë duhet të shkojmë në Paris te PSG. “France Football”, në dossier-in e publikuar ditën e sotme, “Pagat e yjeve”, zbardh të ardhurat e yjeve të futbollit. Asi i Barcelonës është lojtari që fiton më shumë në botë: 131 milionë euro në sezon, 358 mijë në dotë. Pas tij është Kristiano Ronaldo i Juventusit me 118 milionë dhe në vendin e tretë Nejmar i PSG-së me 95 milionë euro fitime.

“France Football” fokusohet në veçanti te Nejmar, që fiton dyfishin e atyre që fitojnë shokët e tij si Kilian Mbape dhe Edison Kavani. Braziliani merr 48.9 milionë euro pagë bruto dhe bonuset kontraktuale, shumë më shumë sesa Mbape (21.2 milionë) dhe Kavani (18.4). Në këtë klasifikim, të stiluar për çdo kampionat, 15 lojtarë të Paris Sën Zhërmenit janë mes 20 vendeve të para.

Mes trajnerëve, Diego Simeone i Atletiko Madridit është në krye me 40.5 milionë euro. Më pas vjen Antonio Konte i Interit me 30 milionë euro dhe Pep Guardiola me 27 milionë. Zidan është në vendin e pestë me 23 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb