TIRANE- Policia njoftoi sot se pasaportat për shtetasit nën 16 vjeç, të cilat janë lëshuar nga prilli i vitit 2009 deri në korrikun e vitit 2010 do të kenë afat gjashtëvjeçar vlefshmërie. Këto pasaporta janë shtypur gabimisht për një afat 10­vjeçar, kur duhet të ishin 5­-vjeçare. Por, policia njoftoi se do ta shtyjë edhe me 1 vit vlefshmërinë e tyre.

“Në lidhje me vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara gjatë periudhës Prill 2009 deri ne Korrik 2010 për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç, duam t’ju rikujtojme gjithe shtetasve se pasaportat e lëshuara me afat 10-vjeçar, per të miturit, janë të vlefshme për një periudhë 6-vjeçare duke filluar nga data e lëshimit. Kjo u be e mundur pas shtyrjes me 1 vit te vlefshmerisë së këtyre dokumentave biometrike, per gjithe pasaportat e lëshuara me afat vlefshmërie të gabuar 10-vjeçar. Bëjmë me dije se këto pasaporata edhe pse kanë afat 10 vjeçar, nuk janë të vlefshme, në rast se ka kaluar afati 6 vjeçar. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetareve që para se të nisen për të udhëtuar jashtë shtetit, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportës së fëmijëve të tyre. Në disa Pika të Kalimit të Kufirit, janë evidentuar raste të refuzimit të daljes për arsye të pavlefshmërisë së pasaportave të fëmijëve. Ky refuzim është i pashmangshëm. Çdo shtetas që udhëton jashtë Shqipërisë duhet ta ketë vlefshmërinë e pasaportës mbi 3 muaj, nga dita e daljes në kufi”, shkruan deklarata e Policisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: