Flet personi i parë që gjeti i pari të vrarë dy vëllezërit Olldashi në Pogradec. Guri Shuli, banor i Maliqit që punon për ujësjellësin e fshatit tha për mediat se ishte duke u kthyer nga puna në orën 11:45 të ditës së sotme kur vuri re që një kanal i pastruar pak ditë më parë ishte mbushur me dhe. Ai është afruar dhe ka parë një dorë jashtë pasi pjesa tjetër ishte e mbuluar dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Ju i keni gjetur të dy viktimat?
Po unë i kam gjetur. Jam punonjës i Ujësjellësit të fshatit dhe kam një stacion pompe në Zvirinë dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë. Sot duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë i konstatova në një kanal. Ishin të mbuluar. Njëherë vetëm një trup mu duk se kishte një dorë jashtë. Për momentin që pashë që ishte trup njeriu, menjëherë lajmërova policinë dhe për pak minuta erdhën.

Ju qëndruat aty?
Kur filluan ata i zbuluan dhe ekspertiza po bënte punën e saj panë që ishin dy trupa. Fillimisht unë një trup konstatova. Kur filluan ata t’i zbulonin ishin dy. Ishin dy meshkuj. Policia tha që janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën u larguam.

A kishin plagë në trup?
Po sa thanë atë kishin, me armë zjarri. Përditë e bëj këtë rrugë por këto ditë që ka qenë shi kam kaluar nga asfalti, sot që ishte kohë e mirë i rashë këtej.

Më ra në sy se ai kanali ishte me dhe, kur nuk kishte shumë që ishin pastruar. Thashë si ka mundësi, u afrova kur pashë njërën dorë. Lajmërova 129 dhe më thanë mos lëvizni nga vendi i ngjarjes.

U tronditët nga ngjarja?
Për momentin u tronditëm se të shikosh atë. Detyrimisht janë tronditjet e momentit. Ne s’kemi dëgjuar të shtëna, ka qenë dhe moti i keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb