Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për Pashkët Ortodokse dhe festën në Shqipëri.

Samarxhi thotë se ndryshe nga gjithë herët e tjera, mungoi këtë vit ndjesia e ngjalljes së Krishtit në mesnatë duke e konsideruar si një munegsë himnizuese në darkë.

 

‘’Është madhështia hyjnizuese që ka Pashka në darkë, pra në mesnatë, kur bota përjeton lajmin e shumëpritur, ngjalljen e Jezu Krishtit. Një nga momentet më sublime, më hyjnizuese. Besimtarët nuk iu përcoll, erdhën për të marrë pjesë, por ajo madhështi, simfoni që ndjehet dhe kompozohet në madhëstinë e këtij rriti, diçka mungoi.

Ndoshta jo për faj të vetë kishës, por kushteve të pandemisë, por Kisha Ortodokse me në krye Anastasin, morën përsipër atë barrë, dhe nuk e di si e ka përjetuar Kryepeskopi Anastas, një nga klerikët më të njohur në botë të ortodoksisë. Si e ka përjetuar këtë ngjarje, këtë madhështi të natës me realizimin e riteve, liturgjisë, himnologjive brenda në Katedrale.

Atë e kamë përjetuar dhe unë vetë, që i përcjell këto festa, ceremoni, e ndjeja veten një presupocion, mungonte diçka himnizuese në darkë.’’- tha Samarxhi.

 

Ai gjithashtu thotë se Krishti i fton të gjithë njerëzit për një perceptim dhe dinamizëm tjetër të jetës. Sipas Samarxhiut, ngjallja e Krishtit mposht gjithë pushtetet e ligësisë, urrejtjes dhe errësirës.

 

‘’Të gjithë njerëzit vijnë në Kishë, flitet për ata besimtarë, që janë pasues të rrugës së Krishtit.

Ka një periudhë Kisha, liturgjia, Kisha botërore ortodokse, ka parapërgatitje për besimtarët periudhën parakreshmore. Dhe më pas edhe ngjalljen e Krishtit, që bëhet në mesnatë, por sivjet u bë ditën.

Njihen këto periudha, përgatit besimtarin, e fton në kohë pendimi që quhet. Periudha e përgatitjes, njerëzit nëpërmjet parabolave, përgatiten shpirtërisht.

Pashka në dhjatën e vjetër e quajnë e kremte e madhe.

Ngjallja e Krishtit është e jashtëzakonshme, ky është simboli i Pashkës. Kisha na fton në këtë festë, që duket paradoksale para realitetit, një realiteti të zymtë e të dëshpëruar, shkurajim të jetës, momente jo të këndshme, nga ngazëllen me festën e ngjalljes. Na bën të pranojmë ngjalljen, Krishti mposht vdekjen, dhe ndryshon historinë e perceptimit dhe dinamizmin e jetës.

Krishti që ngjallet në mesnatë mposht gjithë pushtetet e urrejtjes, ligësisë, errësirës. Ai pasi përjetoi smirat, tani do të shërojë nga mëkatet miliona njerëz. Do i shpaguajë me gjakun e pasur. Perëndia krijoi Adamin dhe Evën dhe i siguroi një jetë të përjetshme, vdekjen nuk e solli ai, por njeriu. Në jetën tonë ne jemi mëkatarë, dhe prandaj ne duhet të marrim pjesë në ngjalljen e Krishtit, që erdhi për të shlyer mëkatet. Krishti mposhti vdekjen, dërrmoi gjithë pushtetet. Krishti na ftoi, që duke qenë pjesëtarë të kësaj mbretërie të perëndisë, ne sot jemi një perspektivë, një dinamizëm tjetër të jetës. Krishti me këtë sot na fton që ne sado në çdo kushte, Krishti fitoi gjithë autoritetin e gjithë pushteteve, ne me besim tek ai, duke na dhuruar forcë e shpresë mposhtim këto gjëra. Pashka në fton e ngazëllen të bëhemi pjesë e kësaj mbretërie.

Pashka sot u zhvillua e gjitha në foltore, dhe mesazhi i Kryepeskopit ishte ndaj realitetit të zymtë. Ishte mesazh i madh plot dritë, shpresë, plot jetë, që dashuria të mbizotërojë.’’- tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb