Një banesë në Rusan të Delvinës është shkrumbuar nga flakët, në rrethana ende të paqarta. Dy vëllezërit, Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj. Në shtëpinë ku kishte orendi dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se në 7 vite investim kjo nuk është hera e parë që Stavro dhe Gjini përballen me një ngjarje të tillë, në vitin 2018 prodhimi i tyre i vajit u vodh në shtëpinë ku ata banojnë ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dënojë vetëm njërin nga bashkëautorët e vjedhjes.

8 milionë lekë të vjetra është dëmi i një nate më parë, por ata frikësohen se mos dikush do të rrezikoj sërish hektarët me ullinj ku çdo vit punësohen banorët e zonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: