Mesfushori Miralem Pjaniç është prezantuar tek Barcelona pasi ka kaluar COVID-19.

30- vjeçari u largua nga Juventus dhe tashmë për herë të parë shijon një aventurë tek Barcelona, që po riformatohet nën drejtimin e holandezit Koeman.
Duket se Pjaniçit i është besuar një detyrë e rëndësishme tek Barça, pasi tashmë i është besuar numri 8.

Arthur e mbante para tij këtë numër por që nuk arriti të linte gjurmë, teksa u shkëmbye kokë më kokë me boshnjakun duke u larguar tek Juventus.

Më parë këtë numër e ka mbajtur pikërisht Andres Iniesta, mesfushori legjendar i Camp Nou teksa tashmë do e mbajë Pjaniç, një futbollist me tipare të ngjashme por shumë më potent sa i përket goditjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb