Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho nuk ndalet me deklaratat e tij të bujshme. Pasi pohoi se një deputet i PD-së me inicialet E.A., do të vritej në protestën e 8 janarit, ai ka shtuar listën.

Ai tha për “Report TV”, duke iu referuar birimeve brenda PD-së, se në listë për t’u vrarë ishin dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, deputeti Ervin Salianji dhe dy persona të tjerë në këtë parti. Ai shtoi se këta persona rrezikonin të vriteshin pas shpine me pabesi me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb