Të shumtë kanë qenë shtetet, të cilat i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe ushtarake Ukrainës për t’i bërë ballë agresionit rus.

Ndërkohë, SHBA ka konfirmuar ndihmën më të madhe që është ofruar ndonjëherë prej tyre për ukrainasit.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka konfirmuar se Presidenti Biden nënshkroi një projekt-ligjin që konfirmon 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Projektligji, i cili do të përcjellë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore, shkruan BBC.

Ndërkohë Biden ndodhet në Korenë e Jugut, gjatë një turi katër-ditor nëpër Azi, ku gjatë një ligjërate të mbajtur në Seul u shpreh se pushtimi rus i Ukrainës ishte një sulm ndaj “parimeve thelbësore ndërkombëtare”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: