Është Paolo Dibala objektivi i Barcelonës, në rast se Nejmar do të largohet. Kjo e fundit duke se është e sigurt dhe drejtuesit e katalanasve po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Lista është e gjatë, por duket se pretendentët kanë pësuar ndryshime. Dikur ishte Kutinjo i pari në listë, ndërkohë që në momentet e fundit ka fituar terren Paolo Dibala. Argjentinasi i Juventusit është një nga lojtarët që pëlqen Leo Mesi dhe “Pleshti” ka dhënë lejen për transferimin e tij.

Dibala-Juve

Juventusi e konsideron të pashitshëm dhe nuk ka ndërmend ta lërë të lirë, por kjo nuk e pengon Barcelonën që të bëjë një ofertë në radhët e kampionëve të Italisë. Po mendohen 110 milionë euro, si një shifër joshëse për t’i bindur drejtuesit e bardhezinjve. Dibala tha pak ditë më parë se është Juventusi që vendos, edhe pse është i lumtur në Torino.

Megjithatë, Alegri dhe stafi janë të qetë dhe mendojnë që Dibala nuk do të largohet. Fakti që sakrifikuan Bonuçin për numrin 21 do të thotë se ky i fundit ka disa detyrime për këtë vit…/PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: