TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ një nga zërat kundër Lulzim Bashës, Astrit Patozi ka ironizuar kryetarin e komisionit qendror të votimit në PD, Jemin Gjana, i cili u shpreh sot se listat e anëtarësisë nuk mund të bëhen publike në faqen elektronike për shkak se shkelet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Patozi publikon mesazhin e një miku të cilin nuk preferon ta bëjë publik, i cili i ka shkruar në WhatsApp se PD e ka gjetur gjithmonë njeriun që fiton garën brenda partisë, por jo jashtë saj.

Statusi i Patozit:
PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS
Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”
Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.
Screenshot001
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: