Në protestën e 83-të para kryeministrisë, një qytetare u shpreh se të gjithë duhet të jenë në shesh, për të rrëzuar qeverinë Rama.

Sipas saj, tentativat e patronazhistëve janë dashakeqëse, ndërsa protestuesit kërkojnë shpëtimin e vendi.

“Populli jonë nuk është dele, por jemi luana. Dua të flas pak për patronazhistët.
Ne kur kishim një nxënës të dobët, e ndihmonin. Ata nuk quhen patronazhista, por spiuna.
Ata luftojnë për t’i shërbyer shtetit dhe për t’u ushqyer nga thërrimet. Në krahasim me protestuesit, janë ndryshe.
Protestuesit luftojnë për të sëmurit, të burgosurit. Protestuesit protestojnë për një ekonomi të zhvilluar.
Ata po mundohen të na përçajnë, ata ecin me “përça e sundo”. Ky sistem është pemë pa kokrra, duhet ta shkulim këtë sistem”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb