Një tjetër protestues ka lëshuar akuza dhe ironi të forta nga sheshi i protestës, duke shënjestruar përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar narrativën.
Qytetari i kërkoi llogari deputetit socialist Erion Braçe për zyrën e pretenduar ilegale të patronazhistëve dhe u dërgoi një mesazh të qartë atyre që punojnë për strukturat e tilla të kontrollit.
“Erion Braçe ty të mbron Edi Rama dhe patronazhistët. Pse nuk ke dhënë llogari për atë zyrën ilegale të patronazhistëve te njësia 5? Algoritmin mund ta ulni sa të doni por algoritmi janë njerëzit këtu në shesh,” deklaroi protestuesi.
Më tej, ai paralajmëroi largimin e afërt të kryeministrit, duke ironizuar personat që angazhohen në rrjete sociale apo struktura partie për përfitime të vogla.
“Ditën që do rrëzojmë Ramën duhet të gjeni punë të re se Rama nuk do ketë më lekë t’iu japë sufllaqe! Edi Rama ose rrëzohu ose dorëzohu!” përfundoi qytetari mes thirrjeve të sheshit.
