Policia e Elbasanit është vënë nën hetim nga drejtoria Standardeve Profesionale në lidhje me vrasjen e Everest Cakës.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 11 majit në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari dhe u plagos gruaja e tij, Silvana Caka.

Sipas Bezatit, nga analizimi i rastit është parë se pas sinjalizimit në sallën operative për një ngjarje me armë, patrulla ka shkuar afër vendngjarjes, por jo tek vendi ku ndodhi krimi, duke sjellë kështu vonesë në reagim.

Po ashtu sipas analizimit të veprimeve të kryera është parë vonesë edhe në ngritjen e pikave të kontrollit duke u dhënë mundësi autorëve të largohen drejt një fshati të Kavajës ku dogjën edhe mjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: